Ulën dënimin e Dritan Dajtit, kontrolle blic në banesat e 3 gjyqtarëve

Shqipëria

Ulën dënimin e Dritan Dajtit, kontrolle blic në banesat e 3 gjyqtarëve

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 08:03
Dritan Dajti

Forcat speciale të policisë po kryejnë kontrolle blic në 5 banesat e 3 gjyqtarëve të cilët ulën dënimin e Dritan Dajtit. Sakaq, duke kiu referuar informacioneve paraprake, mësohet se po kryhen kontrolle në bazë të operacionit “Forca e Ligjit”.

Këto kontrolle kanë ardhur pas informacioneve se gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kane dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit.

Operacioni është duke ndodhur në këto momente në tre qytete të ndryshme, Lezhë, Tiranë dhe Sarandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat