Protesta e opozitës, Rama: Dalin në rrugë për t’na kthyer mbrapa!

Shqipëria

Protesta e opozitës, Rama: Dalin në rrugë për t’na kthyer mbrapa!

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:20
Edi Rama

Një ditë para protestës së opozitës, të paralajmëruar për ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij zyrtare një video nga Durrësi, të shoqëruar me një shkrim ku krahason situatën e shëndetësisë në këtë qytet sot me kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike.

Ai e përkufizon protestën e nesërme si një tentativë për të kërkuar kthimin mbrapa, ndërkohë që sot po rilind organizmi i vdekur i shërbimit mjekësor.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

“MIRËMËNGJES 

dhe duke ju sjellë para syve se ku ishim në mes të Durrësit, kur shëndetësinë e qeverisnin ata që kanë dalë rrugëve për të kërkuar kthimin mbrapa, e ku jemi sot falë përpjekjeve të stërmundimshme për ta rilindur organizmin e vdekur të shërbimit shëndetësor, ju uroj një ditë të mbarë”, përfundoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat