Kosova 11 vjet pavarësi, Ukshini: Ka ardhur koha për një marrëveshje me Serbinë

Shqipëria

Kosova 11 vjet pavarësi, Ukshini: Ka ardhur koha për një marrëveshje me Serbinë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:37
Sylë Ukshini

11 vjet më parë Kosova e shpalli pavarësinë e saj. Në këtë përvjetor, Ambasada e Kosovës në Tiranë organizoi një pritje me drejtues institucionesh,  diplomatë të akredituar në Tiranë, ish-presidentë, zyrtarë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, përfaqësues të biznesit dhe personalitete të medias dhe kulturës.

Ambasasadori, Sylë Ukshini, tha se ëndrra e shqiptarëve në Kosovë u arrit pas shumë sakrificash duke vlerësuar edhe rolin e Shqipërisë.

Sylë Ukshini: Ishte një shekull qendrese, sakrificash brez pas brezi deri sa realizuam ëndërrën tonë të madhe 11 vjet më parë. Me 17 shkurt, Kuvendi i Kosovës vulosi të ardhmen e vendit tonë.

Në këtë përvjetor Kosova është në një moment historik pasi pritet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sylë Ukshini: Ka ardhur koha për të arritur një marrëveshje fqinjësore dhe shtetërore të garantuara nga SHBA dhe BE.

Edhe dy ish-presidentët e Shqipërisë shprehen se Kosova do ta kapërcejë dhe këtë moment të vështirë për të konsoliduar pozicionin e saj në rajon.

Sali Berisha: Momentet e vështirësisë që kalon sot Kosova, nga veprimet e argatëve të Beogradit në Tiranë dhe Prishtinë nuk do mundin të mposhtin Kosovën.

Alfred Moisiu: Shokun dhe mikun mund ta gjesh, por fqinjin ta jep zoti. Vetë Kosova të arrijë një marrëveshje me Serbinë sepse kjo është një luftë e ngrirë.

Për nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës është prezantuar edhe logoja e re me fjalët "Kosova, nder dhe detyrë", e cila do të shoqërojë festimet e tij shtetërore edhe në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat