30 ish-sigurimsa padisin Autoritetin e Dosjeve

Shqipëria

30 ish-sigurimsa padisin Autoritetin e Dosjeve

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:10
Marenglen Kasmi

Shumica e 30 zyrtarëve që rezultojnë të kenë patur lidhje me Sigurimin e Shtetit kanë paraqitur ankimim në Autoritetin e Dosjeve dhe kanë bërë padi në gjykatë duke mos e pranuar këtë fakt. Është Marenglen Kasmi, Anëtar i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ai i cili që deklaron se pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë pranuar këtë fakt edhe pse rezultojnë të dokumentuar nga verifikimet që ka bërë Autoriteti.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Kasmi tha se është e drejta e tyre mbështetur në ligj që të ankimojnë dhe të padisin në gjykatë Autoritetin. Pak ditë më parë në media u publikua një raport i këtij Autoriteti me inicialet e 30 bashkëpunëtorëve të Sigurimit që ishin pjesë e institucioneve të shtetit. Por duket se çështja nëse ata duhet të lënë apo jo detyrën do të vijojë deri në një vendim gjykate.

Interesante është edhe shifra e personave që kanë bashkëpunuar me Sigurimin. Nga të gjitha verifikimet dhe studimet rezulton se në 45 vjet të funksionimit të Sigurimit të Shtetit kanë qenë bashkëpunëtor të tij 4 deri në 6 për qind e popullsisë që llogaritet kanë qenë minimumi 120 mijë deri në 150 mijë dosje të hapura. Kjo llogari bëhet duke patur parasysh që në 1944 popullsia e Shqipërisë ka qenë 800 mijë banorë dhe bashkëpunëtorë bëheshin vetëm ata mbi moshën 18 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat