Spërkatja e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me bojë, pasqyrohet në mediat amerikane - Bota Sot
Spërkatja e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me bojë, pasqyrohet në mediat amerikane

Shqipëria

Spërkatja e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me bojë, pasqyrohet në mediat amerikane

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 15 shkurt 2019 Në ora: 14:57
Artikulli

NEW YORK : Media amerikane kanë raportuar për incidentin që ndodhi dje në parlamentin e Shqipërisë, kur ligjvënësi i opozitës Edi Paloka, hodhi bojë në fytyrën e Kryeministrit Rama.

Incidenti i djeshëm në Parlamentin e Shqipërisë, ku deputeti Paloka spërkati me bojë Kryeministrin Rama, nuk ka kaluar pa marrë edhe vëmendjen e mediave amerikane - bile edhe dy mediave më konservative në SHBA, televizionit FoxNews, dhe gazeta njujorkeze NY Post.

Duke shfrytëzuar një lajm të dy axhensive më pretigjoze në botë Associated Press dhe Reuters, mediat amerikane vizive dhe të shtypura kanë publikuar video dhe foto të momentin të hedhjes së bojës nga deputeti i PD, duke theksuar se ky reagim i Palokës, simbas tyre erdhi pas një debati të nxehtë që po bëhej në Parlament, duke e cilësuar madje si foton dhe videon si nji “spërkatje me bojë ndaj Kryeministrit të Shqipërisë”.

Ato thonë se ditën e djeshme në Parlament, gjatë seancës që po mbahej për votimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, deputeti i PD, Paloka, ishte ai që hodhi bojë mbi Kryeministrin Rama. Ky veprim simbas tyre erdhi pas replikës që Rama po bënte pas fjalës së kreut të PD-së, Basha.

Ndërkohë, pas kësaj ka qenë Parlamenti i Shqipërisë i cili të enjten pezulloi për 10 ditë ligjvënësin e opozitës, pasi ai i hodhi një shiring me bojë stilografi kryeministrit Rama, shkruan NY Post.

Ajo shkruan se Ligjvënësit shqiptar ishin mbledhur të votonin për të ratifikuar pranimin e Maqedonisë në NATO në NATO, por seanca u ndërpre kur Lulzim Basha, udhëheqësi i partisë kryesore të qendrës së djathtë të opozitës, ashpër kritikoi qeverinë e majtë për korrupsion.

Pavaresisht incidentit Ligjbërësit më pasë votuan njëzëri në favor të protokollit të pranimit në NATO për Maqedoninë e Veriut.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, një zyrtar shqiptar nga Maqedonia, i cili ishte i pranishëm në sallë, falënderoi Shqipërinë për atë "veprim solemn".

Simbas shtypit amerikan theksohet se Opozita në Shqipëri, nesër në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, po planifikon një protest masive, duke kërkuar një kabinet qeveritar të përkohshëm përpara se të mbahen zgjedhje komunale në qershor.

Shqipëria, është një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, pret një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian për të nisur negociatat e plota të anëtarësimit, mbyllet njoftimi i shtypit amerikan mbas lajmit “Spërkatje me bojë ndaj Kryeministrit të Shqipërisë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...