Trafikimi i mbi 1 ton kanabis në Kapshticë, arrestohen shoferët e kamionëve dhe 2 bashkëpunëtorë

Shqipëria

Trafikimi i mbi 1 ton kanabis në Kapshticë, arrestohen shoferët e kamionëve dhe 2 bashkëpunëtorë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:53
Ilustrim

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë për trafikimin e 1074,2 kg kanabis me kamionë nga pika kufitare e Kapshticës.

Të arrestuarit janë shtetasit:

• A.S, 47 vjeç;

• Z.H, 56 vjeç;

• A.M, 50 vjeç;

• M.S, 30 vjeç.

Policia sqaron se "në dalje të Republikës së Shqipërisë u paraqitën 2 mjete, tip kamion. Gjatë kontrollit të imtësishëm si edhe skanimit të mjeteve, u gjet dhe sekuestrua një sasi 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis".

Nga kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore, u arrestuan drejtuesit e mjeteve dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tyre, si të implikuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa mjete, sasi monetare dhe telefona.

Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat