Rama sulmon pedagogët: Mark Markët duan t'i shmangen verifikimit të titujve

Shqipëria

Rama sulmon pedagogët: Mark Markët duan t'i shmangen verifikimit të titujve

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:07
Edi Rama

Në takimin me studentët në Vlorë, kryeministri Edi Rama sulmoi edhe njëherë pedagogët, të cilët sipas tij po i bëjnë rezistencë procesit të vlerësimit të titujve akademikë.

Por që të arrihet kjo, Kryeministri kërkoi bashkëpunimin e studentëve pasi qeveria nuk e ka tagrin ta bëjë këtë.

Edi Rama: Është një nga arsyet pse pedagogë të caktuar janë bërë bashkë për të bllokuar mësimin. Lërë se çfarë thonë. Mark Markët nuk kanë lidhje me atë që thonë, kanë lidhje me përpjekjen që do të shkojë duke u bërë më agresive në forma të ndryshme, ju do ta shikoni, për t'iu shmangur verifikimit të titujve.

Lidhur me investimet në Universitete, Rama theksoi se këto janë procese që kërkojnë pak kohë dhe për ta ilustruar këtë përmendi shembullin e Air Albania.

Rama: Është e nevojshme që të kuptohet që projektet duan kohë. Air Albania psh gjithë këtë fazë që çfarë nuk u bë dhe çfarë nuk u tha, jo iku, jo humbi Lasgushi. Air Albania ka pasur procedurat e testimeve, procedurat e trajnimeve dhe procedurat legale.

Rama u bëri thirrje studentëve të bëhen pjesë e Paktit për Universitetin në mënyrë që protesta e tyre e dhjetorit të mos shkojë dëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat