“I tmerruar nga pjesëmarrja në protestë, Rama urdhëron kontrollin e të gjitha hoteleve” - Bota Sot
“I tmerruar nga pjesëmarrja në protestë, Rama urdhëron kontrollin e të gjitha hoteleve”

Shqipëria

“I tmerruar nga pjesëmarrja në protestë, Rama urdhëron kontrollin e të gjitha hoteleve”

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:19
Ilustrim

Një qytetar ka denoncuar se forcat e policisë së Shtetit po kryen kontrolle në të gjitha hotelet e Tiranës Durrësit dhe Vlorës që sipas tij kërkojnë informacione për të gjithë kosovarët që mund të kenë pronotuar.

Ish-kryeministri Berisha e ka publikuar mesazhin e tij në rrjetet sociale duke argumentuar se kjo bëhet për shkak se Rama ka frikë nga pjesmarrja e tyre në protestën e ditës së nesërme.

Sipas Berishës, kanë hyrë mijëra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali I Zi, Presheva, dhe qytete të ndryshme europiane gjatë 24 orëve të fundit të cilët sipas tij “kanë ardhur dhe po vijnë për të dëshmuar dhe firmosur fundin e Kakistokracisë në Shqipëri”.

Statusi i plotë i Berishës:

Shfazohet i tmerruar Rama nga Kosovarofobia!

“Pershendetje dr me urdher te Rames ka shku policia ne gjithe hotelet e tiranes durresit dhe vlores dhe u ka kerkuar qe ti japin info per te gjithe kosovaret qe do ken ne hotel
Policia u ben reprezale hoteleve per tu marr identitetin e klienteve kosovar.”

Miq, albanofobi Edvin Kristaq Mbatharaku eshte i tmerruar edhe nga mijra shqiptare qe kane hyre 24 oret e fundit ne Shqiperi nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi Presheva, Milano, Vjena, Hamburgu, Londra, Parisi.

Duke denuar qendrimet e tij prej mbatharaku te lemeritur, pershendes vellazerisht te gjithe ata shqiptare qe kane ardhur dhe po vijne per te deshmuar dhe firmosur fundin e Kakistokracise ne Shqiperi. sb

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...