“Rama e mbuloi kryeministrisë si të ishte diskotekë, më shumë i dhimbset neoni se shqiptarët”

Shqipëria

“Rama e mbuloi kryeministrisë si të ishte diskotekë, më shumë i dhimbset neoni se shqiptarët”

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 19:20
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të premte një takim me strukturat e LSI-së në njësinë nr.11 të Tiranës, disa orë përpara protestës së ditës së nesërme në bulevardin përballë kryeministrisë.

Kryemadhi u shpreh se Rama ka më shumë përzemër veprën artistike që është varur në hyrje të godinës së kryeministrisë sesa vetë shqiptarët. Kryetarja e LSI-së shtoi se nëse për Ramën Shqipëria është një kolibe qensh, është ndryshe ajo çka mendojnë shqiptarët për vendin e tyre i cili sipas saj ka rrëshkqitur plotësisht për faj të kryeministrit.

“E keni parë si e ka rrethuar veprën e tij artistike si të ishte në diskotekë? Sikur të kujdesej për shqiptarët aq sa është kujdesur për dekorin e kryeministrisë do të ishim shumë të lumtur. Më shumë i dhimbset neoni se sa shqiptarët, minatorët, të rinjtë... Ai njeri ka ikur që dje, por ikja e tij nuk mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Për Ramën mund të jetë kolibe qensh, por ne këtu do të ndërtojmë të ardhmen tonë, vend më të bukur nuk ka”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi foli dhe per bllokimin a autostrades Tirane Durres, duke deklaruar se jo vetem rrethet por i gjithe kryeqyteti do te vershoje ne shesh.

“Frika për protestën e nesërme i ka bërë që të bllokojnë rrugën, që të kërcënojnë shoferët e autobusëve, por nuk kanë bërë një llogari të vogël se e gjithë Tirana do të vërshojnë në shesh. E gjithë Tiranë do të protestojë, pasi do ti tregojë Ramës që është i vetëm. Nesër në shesh janë të gjithë qytetarët dhe jo politika”, u shpreh Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat