Strazimiri: Dhuna ndaj qeverisë është mbushja e shesheve

Shqipëria

Strazimiri: Dhuna ndaj qeverisë është mbushja e shesheve

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 21:57
Gent Strazimiri

Teksa i afrohemi protestës së opozitës, deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri shprehet se, dhuna më e madhe ndaj qeverisë është mbushja e shesheve plot nga njerëzit.

I ftuar në Ora News, parlamentari democrat thekson se qeveria është e frikësuar.

“Nesër ajo që kuptohet është se qeveria ka frikë. A do të ketë dhunë? Askush nuk e  do dhunën por varet se çfarë përceptojmë dhunë. Qeveria përcepton dhunë mbushjen e sheshit me popull, rrethimin e Kryeministrisë me popull. Ajo është dhuna më e madhe për një regjim. Ai që ka popullin me vete, arrin të lëvizë zemrat e njerëzve nga Tropoja deri në Delvinë dhe të ti sjellë në Tiranë, ai nuk ka nevojë për dhunë”, shprehet Strazimiri.

Më tej, deputeti I PD-së I bën thirrje policisë të mos provokojë qytetarët gjatë protestës së nesërme.

“Nesër do të jetë populli në shesh. Policia që ka marrë urdhër të shmangë provokimet sot është në moment terrori, terrorin e shefave të saj. Është e përbërë ekskluzivisht nga militantë të PS, nga ish-komisionerë dhe financues të PD. Sa të aftë do të jenë të mos provokojnë militantët e krahut tjetër, duke pasur parasysh se kemi dy palë militantë me uniformë dhe pa uniformë. Unë këtu dyshoj duke pas parasysh dhe drejtimin katastrofal që ka pasur Ministria e Brendshme. Policia bën mirë të ruajë veten dhe të mos provokojë popullin. Nuk mjaftueshëm policë as një regjim sa të provokojë popullin dhe të dalë fitimitar. Njerëzit vinë të protestojnë kundër dhunës qeveritare, vinë të protestojnë kundër varfërisë, vinë të tegojnë se nuk munden më në një moment ku 85% e pagës shfrytëzohet për ushqim dhe ushqimi nuk del”, ka theksuar Gent Strazimiri.

Lidhur me mundësinë që brenda protestuesve të kamuflohen persona me precedent kriminalë, Strazimiri thotë se prej 6 vitesh të gjithë janë punësuar në qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat