Misteret e aksionit policor ndaj gjyqtarëve që 'falën' Dritan Dajtin - Bota Sot
Misteret e aksionit policor ndaj gjyqtarëve që 'falën' Dritan Dajtin

Shqipëria

Misteret e aksionit policor ndaj gjyqtarëve që 'falën' Dritan Dajtin

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 21:59
Gjyqtari Damini u shoqërua në polici dhe më tej u i lirë pas disa orëve marrje në pyetje.

Operacioni i policisë për kontrolle në banesat e tre gjyqtarëve që shmangën dënimin me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin është plot mistere, pasi zyrtarisht policia ka dhënë pak detaje.

Shtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini dhe Petrit Aliaj u kontrolluan gjatë kësaj të premteje nga grupi operacional special.

Gjyqtari Petrit Aliaj mësohet se nuk gjendet në Sarandë, por është larguar drejt Greqisë.

Gjyqtari tjetër i Apelit Vlorë, Skënder Damini ka shtëpi edhe në Vlorë, e cila është kontrolluar nga forca të shumta të policisë. Banesa ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë dhe kontrolli i saj u krye në prani të djalit të gjyqtarit, në kohën që gjyqtari ndërkohë gjendej në Tiranë, në banesën tjetër. Në shtëpinë e këtij të fundit në kryeqytet, policia gjeti një sasi municionesh luftarake pa leje të autoriteteve, si dhe një vlerë monetare prej rreth 17 mijë eurosh të vendosura në sirtarin e rrobave, në të brendshme.

Gjyqtari Damini u shoqërua në polici dhe më tej u i lirë pas disa orëve marrje në pyetje.

Po ashtu që në orët e para të mëngjesit, Policia e Lezhës dhe prokurorët e Krimeve të Rënda ushtruan kontrolle në banesën e gjykatësit Aleks Nikolli. Burimet bëjnë me dije se gjykatësit Nikolli nuk i është gjetur asgjë e paligjshme.

Vendimi në favor të vrasësit të katër efektivëve të policisë u quajt nga kryeministri Edi Rama një akt kriminal, ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kërkoi shkarkimin e gjyqtarëve. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, duke dënuar në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...