Sot mbahet protesta e thirrur nga opozita, Noka: Politika të heshtë, fjalën e ka populli

Shqipëria

Sot mbahet protesta e thirrur nga opozita, Noka: Politika të heshtë, fjalën e ka populli

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 07:57
Flamur Noka

Deputeti i PD, Flamur Noka tha nga Shkodra se sot është dita e qytetarëve.

Para nisjes për në Tiranë, me protestuesit e Shkodrës, Noka tha se politika sot do të heshtë.

Noka: Siç e shihni janë disa pika ku niset qytetarët drejt Tiranës. Masiviteti është i paparë. Janë mijëra qytetarë që po vërshojnë drejt Tiranës. 

Sot është dita të flasin qytetarët. Sot do flasin shkodranët, do flasin shqiptarët. Sot politika hesht. Është dita e tyre. Sot pritet ajo që qytetarët e dinë vetë. Sot është fjala e tyre jo e politikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat