Si do jetë moti sot në Shqipëri!

Shqipëria

Si do jetë moti sot në Shqipëri!

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Orët e para të ditës do të dominohen nga vranësira dhe alternime kthjellimesh në të gjithë territorin.

Më të dukshme vranësirat do të paraqiten përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe nata mbetet në kushtet e kthjellimeve me vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale të variojnë nga -5 në 15°C. 

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, ndërsa në det krijohet dallgëzimi 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat