Salianji: Policia po bashkohet me qytetarët!

Shqipëria

Salianji: Policia po bashkohet me qytetarët!

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:23
Ervin Salianji

Ndërkohë që ka mbetur më shumë se një orë nga fillimi i protestës, deputeti i PD Ervin Salianji shprehet se policia po bashkohet me qytetarët. Sakaq, sipas tij, thirrjeve të ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama, policia po i përgjigjet me mosveprim.

“Policia po bashkohet me qytetarët! Thirrjeve politikë të Ministrit dhe KM policia po i përgjigjet me mosveprim dhe me ndihmë ndaj protestuesve! Ende pa filluar, protesta i dha efektet e para! Policët që janë nxjerrë në rrugë për të kontrolluar protestuesit po inkurajojnë protestuesit të reagojnë edhe për ta, vetë efektivet duan ti bashkohen protestës së qytetarëve!” shkruan Salianji ndërsa shton se drejtuesit politike të Ministrisë së Brendshme kanë zgjedhur t’i shërbejnë verbërisht krimit dhe padronëve policët e thjeshtë kanë zgjedhur anën e qytetareve”, shkruan Salianji.

Ndërkohë, theksojmë se pak minuta më parë policia ka ndaluar një autobus me protestues nga Lezha në hyrje të Tiranës dhe sipas deputetes Lindita Metaliaj një gjë e tillë u bë për bërë presion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat