Gjylameti: Imazhi ynë nuk është rrëmuja dhe dhuna

Shqipëria

Gjylameti: Imazhi ynë nuk është rrëmuja dhe dhuna

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:50
Ilustrim

“Sjellja e qytetëruar është ajo që i përket Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Imazhi ynë nuk është rrëmuja dhe dhuna”, deklaroi sot Kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti.

Ndërsa sot pritet të mbahet protesta e opozitës, Gjylameti thekson se “shqiptarët kanë kohë që i kanë larë duart nga gënjeshtra e shëmtuar, ku pushteti i përdorte si marioneta për t’i dhënë karrige politikanëve shterp”.

Sipas Gjylametit, protesta është legjitime dhe e lirë, por nuk mund të jetë arsye për t’i dhënë kryetarit të PD, Basha kapital.

“Imazhi ynë nuk është rrëmuja dhe dhuna. Protesta është legjitime dhe e lirë, po kurrë nuk mund të jetë arsye besimi për t’i dhënë kapital Bashës me shenjat e gjakut të 21 Janarit në duar dhe xhepat e shqyer me vjedhjet miliona eurosh”, theksoi Gjylameti.

Gjylameti theksoi se opozita është alternativa e planprishjes së integrimit të Shqipërisë në BE dhe armike e betuar e drejtësisë.

“Ata janë alternativa e dhunimit të institucioneve, ithtarë të prishjes së pronës publike, planprishës të integrimit të Shqipërisë dhe armiq të betuar të drejtësisë. Ata nuk kanë asnjë lidhje me qytetërimin. Ndaj sot qytetarët do ta ndajnë njëherë e mirë, se kush janë dhunuesit dhe shtetarët. 16 Shkurti atyre është copa e tortës që me babëzi presin ta marrim nëpërmjet shkatërrimit, 16 Shkurti ynë është qytetaria dhe besimi se çdo sfidë i përket zgjedhjes së shqiptarëve. Sot shqiptarët për të disajtën herë do besojnë, se vota e tyre është fuqia që dhuna kurrë nuk për ta zëvendësuar. Dallimi sot bëhet më i madh mes nesh dhe atyre, mes qytetërimit dhe mesjetës!”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat