Veliu-policëve: Mos u provokoni, ruani qetësinë edhe nëse ka incidente

Shqipëria

Veliu-policëve: Mos u provokoni, ruani qetësinë edhe nëse ka incidente

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:51
Ardi Veliu

Forca të shumta policie pushtuan që në orët e mëngjesit qendrën e kryeqytetit të Shqipërisë. Uniformat blu u vunë në gatishmëri për protestën e opozitës.

Kreu i policisë Ardi Veliu ka qenë i pranishëm prej orëve të para të mëngjesit, i cili u ka dhënë urdhër uniformave blu të mos provokojnë protestuesit dhe të mos provokohen nga incidente të mundshme nga tubuesit.

Ndërkohë policia ka marrë masat për të parandaluar incidentet e mundshme nga ky tubim.

Ajo ka ushtruar kontrolle të imtësishme në disa postblloqe kryesore, pasi siç u njoftua dje në deklaratën e saj zyrtare, ka informacione se në protestë do ketë persona të inkriminuar të cilët do të përpiqen të ushtrojnë akte dhune. Në gatishmëri janë dhe shërbimi I zjarrfikëses dhe ambulancat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat