Pas dhunës para Kryeministrisë, SHBA dhe BE thirrje Bashës për protestë paqësore

Shqipëria

Pas dhunës para Kryeministrisë, SHBA dhe BE thirrje Bashës për protestë paqësore

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 13:01
Protesta

Protesta e opozitës ka marrë vëmendje edhe nga mediat e huaja pasi ishte paralajmëruar paqësore por agravoi në dhunë dhe mësymje drejt ambjenteve të Kryeministrisë. Washington Post shkruan se Shtetet e Bashkuara  Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare i kanë bërë thirrje opozitës që të zhvillojë një tubim paqësor.

Artikulli i plotë:  Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare janë ndeshur me policinë në një tubim anti-qeveritar për të protestuar ndaj qeverisë të cilën ata e quajnë të korruptuar, duke kërkuar dorëheqjen dhe zgjedhjet e parakohshme. Militantët e Partisë Demokratike çanë kordonin e policisë ndërsa përpiqeshin të hynin në ndërtesën e Kryeministrit Edi Rama. Qindra forca policore kanë rrethuar ndërtesën kryesore të qeverisë. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare i kanë bërë thirrje opozitës që të zhvillojë një tubim paqësor.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet i lartë për qeverinë e vogël të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria shpreson që më vonë këtë vit Brukseli do të vendosë për të nisur negociatat e plota të anëtarësimit në BE. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat