Mes të lënduarve edhe dy policë, u goditën me mjete të forta

Shqipëria

Mes të lënduarve edhe dy policë, u goditën me mjete të forta

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 13:02
Policia

Ndërkohë që protesta vazhdon, deri tani raportohet se janë plagosur 6 persona, 4 qytetarë dhe 2 efektivë policie.

Mësohet se dy efektivë kanë marrë plagë me mjete të forta në kokë dhe kurriz. Ata janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren dhe aktualisht po trajtohen në repartin e Toksikologjisë në QSUT.

Mjekët konfirmojnë që janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë autoambulancat dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat