Mediat ndërkombëtare: Mijëra shqiptarë protestojnë kundër qeverisë

Shqipëria

Mediat ndërkombëtare: Mijëra shqiptarë protestojnë kundër qeverisë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 13:39
Foto

Gazeta e madhe italiane La Repubblica shkruan per përplasje midis përkrahësve të opozitës dhe policës në Tiranë.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në kryeqytetin shqiptar për të protestuar kundër qeverisë së socialistit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, në pushtet që më 2013, dhe zgjedhje të parakohshme.

Manifestuesit e organizuar nga Partia Demokratike kanë çarë kordonin e forcave të  rendit duke kërkuar të hyjnë në selinë e ekzekutivit, e rrethuar nga qindra policë që zmbrapsën sulmin duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë.

Në një intervistë me Associated Press para protestës, lideri demokrat Lulzim Basha tha se opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një kabineti tranzicioni që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme ‘për të rivendosur demokracinë përmes një parlamenti të ardhur nga vullneti i popullit e jo nga paratë apo kërcënimet e kriminelëve’.

Opozita, e formuar nga pesë parti të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë, akuzon kryeministrin për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe se e ka zhytur vendin në korrupsion e mjerim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat