Zheji: Po vritet frika nga superpushteti i kryeministrit

Shqipëria

Zheji: Po vritet frika nga superpushteti i kryeministrit

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:54
Foto nga protesta

"Po vritet frika nga superpushteti i kryeministrit. Protesta nuk ishte ajo që ëndërronte në pagjumësinë e gjatë kryeministri natën e kaluar.

Është një protestë e mirëorganizuar dhe është hapur një korridor i sigurtë që një pjesë e madhe që populli ka për të thënë ti thotë këto në shesh", tha Zheji në Ora News.

Thirrjet e policisë me megafon drejt protestuesve ku i informon se veprimet që po kryejnë ata përbëjnë vepër penale, Zheji i komenton kështu: 

"Policia po del nga kuadrati dhe kjo është tentativë për të demoralizuar proetstuesit . Mendoj se është tentativë e dënueshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat