Përshkallëzimi i protestës, plagosen 4 policë dhe dy demostrues

Shqipëria

Përshkallëzimi i protestës, plagosen 4 policë dhe dy demostrues

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:00
Foto nga protesta

Për të disatën herë me radhë, protestuesit kanë mësyrë drejt hyrjeve të kryeministrisë, por janë sprapsur vazhdimisht nga policia, që ka përdorur gazin lotsjellës.

Gazetarët e Top Channel, të cilët raportojnë direkt nga protesta, thonë se të paktën 4 efektivë policie dhe dy protestues, kanë mbetur të plagosur.

Efektivët janë goditur me sende të forta nga protestuesit, gjatë përplasjeve për të çarë rrethimin, tentativë që është bërë në mënyrë të vazhdueshme nga turma.

Gjithashtu shumë persona, përfshi protestues dhe efektivë të policisë, kanë marrë ndihmën e parë, pasi kanë pasur vështirësi në frymëmarrje, për shkak të gazit lotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat