Nishani: Shqiptarët e ndershëm janë në këmbë

Shqipëria

Nishani: Shqiptarët e ndershëm janë në këmbë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:10
Bujar Nishani

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar për protestën e opozitës. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se sot në shesh janë shqiptarët e ndershëm. Më tej shton se nuk ka më tërheqje nga përballja me politikën e inkriminuar, me çirakët e tyre grabitqar që vjedhin çdo ditë varfërinë e shqiptarëve, me vrasësit e shpresës dhe të ardhmes së një kombi të tërë.

Postimi i plotë

Shqiptarët e ndershëm, patriotë dhe të pashitur janë tashmë në këmbë. Kjo është shumica dërrmuese e popullit. Shqipëria tashmë është në këmbë.

Nuk ka më tërheqje pas nga përballja me politikën e inkriminuar, me çirakët e tyre grabitqar që vjedhin çdo ditë varfërinë e shqiptarëve, me vrasësit e shpresës dhe të ardhmes së një kombi të tërë.

Nuk ka plumba gome që i përgjunjë më shqiptarët. Beteja me të keqen ka nisur. Shqipëria tani është në këmbë. Ka vetëm një fund. Triumfi i popullit dhe të drejtat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat