Konsumi privat përshpejtoi rritjen në 3.8% në tremujorin e tretë të 2018-ës

Shqipëria

Konsumi privat përshpejtoi rritjen në 3.8% në tremujorin e tretë të 2018-ës

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Konsumi privat përshpejtoi rritjen në 3,8% në tremujorin e tretë të vitit 2018 njoftoi Banka e Shqipëri, duke vënë theksin te cikli i rritës së konsumit privat gjatë tre viteve të fundit.

Sipas saj, ky cikël është ndikuar nga zhvillime pozitive në tregun e punës, të reflektuara në rritjen e punësimit dhe të pagave.

Të ardhurat e disponueshme të familjeve janë mbështetur gjithashtu nga norma të ulëta inflacioni dhe nga prurjet e remitancave. Shpenzimet për konsum kanë vijuar të financohen edhe nëpërmjet kredisë konsumatore. Të dhëna sasiore të tërthorta tregojnë se rritja e konsumit gjatë tremujorëve të fundit, u pasqyrua më së shumti në shtimin e shpenzimeve për mallra konsumi (afatshkurtra) dhe më pak për mallra të qëndrueshme (afatgjata).

Sipas Bankës së Shqipërisë, të dhënat indirekte sugjerojnë se konsumi privat do të vijojë të jetë kontribuuesi kryesor i rritjes së kërkesës agregate në tremujorin e katërt të vitit 2018.

Ndërsa rritja e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe rritja e kredisë konsumatore, sugjerojnë për vijim të rritjes së konsumit në këtë tremujor. Fakt që është mbështetur edhe nga treguesi i besimit konsumator, që shënoi një përmirësim në tremujorin e katërt të vitit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat