19 personat e lënduar në protestë, në gjendje të mirë shëndetësorë

Shqipëria

19 personat e lënduar në protestë, në gjendje të mirë shëndetësorë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 17:43
Pamje nga spitalet universitare të Tiranes

Nëntë punonjës të forcave të rendit, dy përfaqësues të medias dhe 8 protestues kanë marrë në kohë ndihmën mjekësore, fillimisht nga ekipet e terrenit të Urgjencës Kombëtare Mjekësore dhe me pas janë dërguar për mjekim të mëtejshëm në  spitalet universitare të Tiranes.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pasi kanë marrë trajtimin mjekësorë, aktualisht 19 personat e lënduar gjatë protestës së sotme, kanë lënë spitalin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka falenderuar ekipet e urgjencës mjekësore për profesionalizmin dhe gatishmërinë e tyre të treguar ditën e sotme.

“Një falënderim për të gjithë ekipet e urgjencës mjekësore paraspitalore si dhe stafeve të urgjencave të dy spitaleve universitare, për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar sot”, – thotë Manastirliu. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat