Mesazhet e Ramës për protestuesit, vlonjatët dhe policinë

Shqipëria

Mesazhet e Ramës për protestuesit, vlonjatët dhe policinë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 17:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi edhe një herë tjetër në Twitter pas përfundimit të protestës së opozitës.

Në rrjetin social ai pati 3 mesazhe: një për protestuesit, një për vlonjatët dhe një për Policinë e Shtetit.

“Për Protestuesit: Është faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur? Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë! #Respekt”, shkroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat