Pjerin Ndreu: Protesta e opozitës dështoi turpshëm!

Shqipëria

Pjerin Ndreu: Protesta e opozitës dështoi turpshëm!

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:47
Pjerin Ndreu

Deputeti Pjerin Ndreu i ftuar në studion e Ora News, tha se protesta e opozitës dështoi turpshëm, duke shtuar se nuk ka shans që qeveria të rrëzohet me protesta militantësh.

Ndreu: Ajo që duhet thënë se dështoi turpshëm protesta e liderëve të opozitës që protestën donin t'ua linin në dorë disa militantëve që do të bënin rrëmujë dhe nga rrëmuja do të gjeneroheshin probleme. E para, Policia e Shtetit duhet përgëzuar që nuk ra në grackën e këtyre provokatorëve të personave që kishin ardhur me agjendë të përcaktuar. 

Nuk ka shans të rrëzohet qeveria me protesta militantësh. Numri i njerëzve që mblidhen politikisht nuk mund të kondicionojë rënien e qeverisë. Është dështim spektakolar i asaj që opozita e kishte si lajtmotiv e vet gjithë këto ditë me idenë se Rama më datë 16 do të bjerë. Normalisht, aq njerëz i kemi kundërshtar. Njerëzit kanë bërë rrugën kot. Liderët e opozitës kanë bërë llogaritë gabim.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat