Helmimi nga Garda/ MSH: 19 të lënduarit e protestës lenë spitalin

Shqipëria

Helmimi nga Garda/ MSH: 19 të lënduarit e protestës lenë spitalin

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 19:15
Pamje nga protesta

Fillimisht gazi helmues dhe më pas gazi lotjsellës shkaktuan jo pak të lënduar në protestën e sotme para Kryeministrisë.

Përdorimi I paligjshëm I lëndëve kimike nga ana e Gardës së Republikës ka bërë që 19 persona ti drejtohen QSUT dhe Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore. 

Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se të gjithë ka lënë spitalin dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

"Pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, aktualisht 19 personat e lënduar gjatë protestës së sotme, kanë lënë spitalin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore", thuhet në njoftimin e ministrisë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat