Basha: Sovrani diktoi rrugën pa kthim drejt të ardhmes

Shqipëria

Basha: Sovrani diktoi rrugën pa kthim drejt të ardhmes

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 19:23
Foto

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi në Twitter për protestën e sotme të opozitës. Basha e konsideroi protestën si më madhështoren ku një popull i tërë është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë.

 ”Një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë. Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes”.  

Opozita protestoi sot 5 orë para sheshit të Kryeministrisë, duke e lënë takimin e radhës të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat