Noka paralajmëron valë protestash: Rama ra de facto si Kryeministër, duhet të bjerë dhe de jure - Bota Sot
Noka paralajmëron valë protestash: Rama ra de facto si Kryeministër, duhet të bjerë dhe de jure

Shqipëria

Noka paralajmëron valë protestash: Rama ra de facto si Kryeministër, duhet të bjerë dhe de jure

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 19:30
Flamur Ndoka

Deputeti demokrat, Flamur Noka, thotë se Partia Demokratike dhe opozita nuk do të tërhiqen deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

I ftuar në Ora News, Noka tha se Rama ra si Kryeministër de facto, duhet të bjerë dhe de jure.

Flamur Noka: Dita e sotme dha një mesazh që Edi Rama ka rënë dhe nuk do të ketë paqe dhe prehje ai dhe banda e tij deri sa të bjerë dhe de jure se sot ka rënë de facto.Ky është mesazhi. Ne do të vazhdojmë, sot ishte dita e parë.Nuk keni parë asgjë akoma.Nuk është një ditë protestë, ne kemi paralajmëruar valë protestash deri në rrëzimin de jure.

Noka mohoi që protestuesit të kenë ushtruar dhunë.

Sipas tij, qytetarët nuk ranë pre e skenarit ogurzi të Ramës.

Flamur Noka: Sot nuk kishte dhunë, shqiptarët nuk ranë pre e një skenari ogurzi të përgatitur nga Edi Rama dhe Lleshaj për të patur përplasje dhe dhunë të pashoq. Qytetarët derdhën dufin dhe zemëratën e tyre ndaj dy simboleve, i pari është një simbol perevers i montuar në  derën e Kryeministrisë dhe e dyta ishte simbol i një banaliteti, kërpurdha. As nuk u futën në Kryeministrti siç ëndërronte dhe dëshironte Edi Rama dhe Lleshi i tij. Zemërata erdhi si provikim i policisë, provokuan dhe hapën korridorin.Nuk kishte dhunë.

Duke komentuar praninë e Kryeministrit në Vlorë, Noka u shpreh:

Flamur Noka: Kryeministri ishte i tmerruar jo i frikësuar. Prandaj ia mbathi. Tmerrohet kur sheh popullin që nuk e do. Ka një tufë oborrtarësh dhe servilësh që i kanë mbushur mendjen se populli e do.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...