Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi përmes një statusi në Facebook, falenderon sot çdo qytetar që u bë pjesë e protestës opozitare. Ai thotë se sot shqiptarët kërkuan llogari për shumë e shumë gjëra që nuk shkojnë më në këtë Shqipëri që po braktiset.
Statusi i plotë i Shpëtim Idrizit
Nje mirnjohje me zemer per qindra mijera Shqiptare qe sot dolen e protestuan si qytetare me dinjitet e qe kerkuan llogari per shume e shume gjera qe nuk shkojn me ne kete Shqiperi qe po braktiset…
Zhgenjim per ata qe kerkuan e nuk i dhane zgjidhje politike vendin ..
Njerezit nuk dolen sot per opoziten por qe ky vend te jete nje vend normal ku shteti ligjor funksionon per qytetaret e jo per pushtetaret e djeshem te sotem e te neserm.