Fotoja e protestuesit po çmend rrjetin

Shqipëria

Fotoja e protestuesit po çmend rrjetin

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Opozita sot mbajti një protestë që u shoqërua me akte dhune para Kryeministrisë. 

Por edhe në të kaluarën e djathta ka organizuar protesta dhe demonstrata të cilat janë kthyer në akte të rënda dhune edhe me pasoja fatale. Megjithatë, sot në këtë protestë ka pasur edhe çaste komike të cilat nuk i kanë shpëtuar kamerave.  

Një ndër fotot më epike e cila është bërë virale në rrjetet sociale, është ajo e një militanti i cili ka marrë në dorë një shifer hekuri që ngjan si shtizë dhe është bërë gati t'ia lëshojë Kryeministrisë. 

Rrjetet sociale kanë bërë analogjinë me vitin 1998, kur PD bëri grusht shteti dhe hyri brenda Kryeministrisë, duke e goditur atë me antitank.

Image
Image
Image

Veçse këtë radhë, nuk kanë përdorur antitankun, por janë kthyer në prehistori, duke goditur me shtizë. Ama, thelbi mbetet i njejtë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat