Arrestimi i protestuesve, Noka: Policët, një tufë derrash që po zhgërryheshin në uiski - Bota Sot
Arrestimi i protestuesve, Noka: Policët, një tufë derrash që po zhgërryheshin në uiski

Shqipëria

Arrestimi i protestuesve, Noka: Policët, një tufë derrash që po zhgërryheshin në uiski

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 00:22
Flamur Noka

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka përdorur një gjuhë mjaft të ashpër në drejtim të Policisë së Shtetit. Në një deklaratë për mediat, Noka u shpreh se në vend që t’i shërbente qytetarëve, policia festonte arrestimin e protestuesve. Gjatë prononcimit për median, ai i quajti drejtuesit e policisë “derra”.

Noka, bashkë me disa deputetë demokratë, ishte në ambientet e Drejtorisë së Policisë, në mbështetje të protestuesve të arrestuar.

“Kemi një orë këtu pa asnjë përgjigje. Kur u ngjitëm sipër, me gjithë tentativat për të penguar fizikisht deputetët, gjetëm kupolën e policisë. I gjetëm si një tufë derrash me uiski, Red Bull e kishin shtruar. Gjithçka është filmuar. Ne na lanë në pritje pa na sqaruar. Policia e Shtetit që duhej t’i shërbente qytetarëve, ishte duke u zhgërryer jo në llucë, por në uiski e red bull e vodka. Gjoja ata po kryenin punën. Dhunë nuk ka pasur, kjo ka qenë protesta më e madhe dhe më qytetare në këto vite të demokracisë”, deklaroi Noka

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...