Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se sjellja e policisë post proteste, duke shoqëruar njerëz përdhunisht e kontrolluar banesa pa vendim gjykate dhe duke i goditur me duar të lidhura është haptazi e pa ligjshme.
Sipas Manjanit, policia është e motivuar qartësisht nga urrejtja politike dhe jo nga ligji.
"Nuk kontestoj aspak arsyet e shoqërimit në polici, por mënyrën dhe shkeljet e rënda të ligjit.Kujtoj edhe njëherë se asnjë punonjës policie nuk u prek dje nga protestuesit. Nëse tek kjo lloj policie ka investuar fytyrën e tij Sandër Lleshi, është momenti ti vijë turp" shkruan Manjani në fb.
Policia ka arrestuar 15 persona në Tiranë e rrethe për aktet e dhunës në protestën e djeshme.
Mes persona të arrestuar është edhe ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha. Ndërkohë 5 protestues janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.