Çani sulmon Ramën: Me të gjatin nuk ka zgjidhje me mjete politike

Shqipëria

Çani sulmon Ramën: Me të gjatin nuk ka zgjidhje me mjete politike

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 16:01
Arian Çani dhe Edi Rama

Arian Çani ka shpërthyer me anë të një statusi në faqen e emisionit ‘Zonë e Lirë’, lidhur me arrestimet e dhunshme të kryera nga policia, pas protestës së opozitës.

Çani thotë se jetojmë në një sistem ‘represivo-erdoganist’ dhe se zgjidhja nuk mund të vijë me mjete politike, por me mjete të tjera.

‘Kemi hyrë prej kohesh tashmë në një sistem represivo-erdoganist të neveritshëm.

Kush nuk e ka parë akoma këtë, është i verbër.

Mbrëmë dhe sot me dhjetëra arrestime të protestuesve. Madje dhe rrahje masive me pranga në duar.

Ndaj nuk ka asnjë zgjidhje me mjete politike. Zgjidhja po pret diku tjetër.

Koston, por është e vetmja. Përndryshe, ulni kokën dhe hani gjellën që ju jep i gjati.

Nuk ka zgjidhje me mjete politike’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat