Berisha publikon videon e Ramës në parakalimin e Ushtrisë së Kosovës: Nuk ja vari askush

Shqipëria

Berisha publikon videon e Ramës në parakalimin e Ushtrisë së Kosovës: Nuk ja vari askush

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 23:21
Pamje nga parakalimi i Ushtrisë së Kosovës

Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër këtë mbrëmje Edi Ramën duke e cilësuar si një manjak bipolar.

Berisha ka postuar një video të kryeministrit gjatë parakalimit të ushtrisë së Kosovës këtë 11 vjetor të Pavarësisë, nga ku duket se Edi Rama flet për minuta me rradhë në celular. 

Përveçse asaj që u duk si një incident mes Ramës e Haradinajt, kryeministri nga video e postuar nga Berisha duket sesi qëndron për minuta të tëra në celular. Berisha shkruan në rrjetin social se “manjaku bipolar” e ka gjetur shpëtimin tek celulari pasi askush nuk e ka përshëndetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat