Rama porosit grupin: Mobilizohuni për zgjedhjet pavarësisht se çfarë bën opozita

Shqipëria

Rama porosit grupin: Mobilizohuni për zgjedhjet pavarësisht se çfarë bën opozita

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:56
Edi Rama

Jo vetëm nga kampi opozitar por edhe shumica zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e radhës së grupit parlamentar.

Ndryshe nga takimet e përjavshme, mbledhja e sotme e grupit të PS-së kishte vetëm një element shtesë, nëse do të marrë apo jo në konsideratë thellimin e krizës politike pas deklaratës së Bashës për djegien e mandateve.

Por burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje grupit të organizohen për zgjedhjet vendore pavarësisht se çfarë bën opozita.

"Nëse i djegin mandatet, punë për ta. Nuk besoj se do të gjejë konsensusin në PD për djegien e mandateve" është shprehur Rama.

Më herët Rama zhvilloi takimin e përjavshëm me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi në Kryesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat