Berisha: Shkaku i ekzekutimeve mafioze në Vlorë, eliminimi i dëshmitarëve!

Shqipëria

Berisha: Shkaku i ekzekutimeve mafioze në Vlorë, eliminimi i dëshmitarëve!

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:59
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha gjykon se “shkaku i ekzekutimeve mafioze dje në Vlorë është eliminimi i dëshmitarëve”, duke iu referuar kështu edhe mesazhit të një qytetari, publikuar në profilin e tij në Fb.

“Njëri nga të vrarët në Vlorë, - shkruan denoncuesi në mesazh, -  ai që ishte edhe i zoti i makinës, ka qënë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të Policisë dhe grupit të Habilajve. Fakti që po nxitojnë të përmendin faktin se i plagosuri ka qënë në bandën e Gaxhait në 1997, shërben për të mbuluar ndoshta shkakun e vërtetë, domethënë që po hiqen qafe dëshmitarët,” nënvizon ai.

Pasditen e 17 shkurtit, një atentat ndodhi në Vlorë ndaj tre personave.  Armando Sulejmani ose i njohur si Çipuri, mbeti i plagosur rëndë, ndërsa gjetën vdekjen dy bashkëudhëtarët e tij, kunati Orest Rexho dhe miku i vet, Arjan Hasani. Prita u bë me kallashnikov tek "Uji i Ftohtë" nga persona ende të paidentifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat