Gert Gjinarari, lë qelinë e burgut - Bota Sot
Gert Gjinarari, lë qelinë e burgut

Shqipëria

Gert Gjinarari, lë qelinë e burgut

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:26
Gert Gjinarari

45-vjeçari, Gert Gjinarari i dënuari me burgim të përjetshëm u la i lirë, pas nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit nga Prokuroria e Korçës.

Gjinarari përfitoi liri me kusht nga Gjykata e Korçës në 14 shkurt por Prokuroria e mbajti edhe 48 orë të tjera në qeli, për shkak të gabimeve të konstatuara në vendimin e gjykatës.

Pas korrigjimit të gabimeve, gjatë një seance të posaçme në Gjykatën e Shkallës së Parë, Prokuroria nxorri urdhrin e ekzekutimit dhe pas kryerjes së procedurave administrative nga burgu i Drenovës, Gjinarari u la i lirë.

Prokuroria e Korçës ka apeluar vendimin e gjykatës, që liroi me kusht 45-vjeçarin e dënuar me burgim të përjetshëm, për një vrasje të kryer në 1997 në Itali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...