"LSI konsensus që opozita të djegë qeverinë", deputetët japin konsensusin për mandatet - Bota Sot
"LSI konsensus që opozita të djegë qeverinë", deputetët japin konsensusin për mandatet

Shqipëria

"LSI konsensus që opozita të djegë qeverinë", deputetët japin konsensusin për mandatet

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 13:17
Klajda Gjosha

Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim e kanë shprehur konsensusin përmes rrjeteve sociale lidhur me propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të djegur mandatet.

Ish-Ministrja dhe deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, përmes një postimi në facebook thotë se konsensusi i vetëm i opozitës duhet të jetë ”djegia” e qeverisë, për të cilën nënvizon se është në pushtet falë votave të vjedhura.

Kejdi Mehmetaj shprehet se qytetarët folën qartë ditën e shtunë, kundër regjimit kriminal të Edi Ramës.

Mehmetaj: "Mandatet nuk janë të deputetëve por të qytetarëve!Ata folën qartë dhe fort ditën e shtunë!Kundër regjimit kriminal të Edi Ramës!"

Edhe deputetët Viktor Tushaj dhe Floida Kërpaçi teksa shprehin gatishmërinë për të radikalizuar qëndrimet politike me djegien e mandateve të tyre, nuk i kursejnë akuzat ndaj mazhorancës qeverisëse dhe kreut të saj Edi Rama.

Tushaj: Ky Kuvend, i marrë peng nga krimi i organizuar nuk është më vendi i kuvendimit. Arroganca e mazhorancës kriminale po fundos vendin.

Kërpaçi: Ç’vlerë ka mandati kur ai (Rama) helmon popullin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...