Caka: Mandati i qytetarëve është për të djegur Ramën - Bota Sot
Caka: Mandati i qytetarëve është për të djegur Ramën

Shqipëria

Caka: Mandati i qytetarëve është për të djegur Ramën

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 13:29
Foto

PD-ja mori në unanimitet vendimin për djegien e mandateve. Deputetë të LSI-së janë shprehur se mandati i qytetarëve është për të djegur Edi Ramën. ”Ashtu siç shporrën pushtuesit, ashtu do të shporrin edhe këtë antishqiptar, që kujton se Shqipërinë e ka gjënë e tij, e mund të bëjë ç’të dojë me të”.

Postimi i plotë

Kam lindur në qytetin që u çlirua i pari nga pushtimi nazist dhe nuk pranoi zgjedhën e armikut.

Sot përfaqësoj më shumë se kurrë ata qytetarë të Skraparit, të cilëve u mohohet buka e fëmijëve, shërbimet bazike dhe e drejta për të jetuar si qytetarë të Europës.

Mandati i tyre është për të djegur Edi Ramën!

Ashtu siç shporrën pushtuesit, ashtu do të shporrin edhe këtë antishqiptar, që kujton se Shqipërinë e ka gjënë e tij, e mund të bëjë ç’të dojë me të!

Kurrë nuk do t’i dorëzohemi krimit, narko-trafikut, varfërisë, oligarkisë, autokracisë e askujt që i përfaqëson ato në qeveri e në Parlament.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...