Menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në kryesinë e Kuvendit mbërriti ambasadorja gjermane Susane Schutz për një takim kokë më kokë me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Nuk dihet qëllimi i këtij takimi por mundet që në këtë takim të jetë diskutuar dhe situata pas protestës së 16 shkurtit të opozitës.
Ambasadorët e Bashkimit Europian drejtuan thirrje ndaj protestuesve dhe forcave politike ditën e shtunë në respektim të institucioneve dhe për të ndaluar dhunën.