Djegia e mandateve. Reagon qeveria: Le të digjen, nuk i bëjnë dot gjë reformës në drejtësi

Shqipëria

Djegia e mandateve. Reagon qeveria: Le të digjen, nuk i bëjnë dot gjë reformës në drejtësi

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:05
Kuvendi i Shqipërisë

Pas vendimit të deputetëve të Partisë Demokratike për djegien e mandateve ka ardhur reagimi i parë nga qeveria.

Zv. kryeministri Braçe ka deklaruar se mandatet digjen tani pasi nuk i bëjnë dot gjë reformës në drejtësi. Ai shtoi se nisja e funksionimit të mekanizmit kushtetues do nisë shumë shpejt.

"Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë Reformës në Drejtësi; As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Larte, të gjitha në punë shumë shpejt! Mekanizmi kushtetues çmonton bllokimin nga Kuvendi. Të parëndësishëm shumë shpejt! Reforma e para, reforma përpara", përfundoi Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat