Dolën në protestën e dhunshme të PD- LSI, shkarkohet nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesit e PDIU

Shqipëria

Dolën në protestën e dhunshme të PD- LSI, shkarkohet nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesit e PDIU

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 19:13
Ilustrim

Mengjesin e sotem, nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU, eshte shkarkuar nga detyra per shkak te pjesemarrjes se saj ne protesten e dhunshme te organizuar nga opozita te shtunen.

Burimet nga Bashkia e Tiranes shprehen se veç Mesitit u shkarkua edhe drejtori i tregjeve, Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhet e PDIU. Mesiti dhe Hysa ishin ende ne Bashki pas koalicionit ne zgjedhjet e 2015. Shkarkimi i tyre ka ardhur qe ne orët e para të mëngjesit, firmosur nga kryebashkiaku Veliaj.

Me sa duket Veliaj nuk e ka toleruar faktin qe teksa Bashkia e Tiranes mobilizohet per pastrimin e rregullimin e qytetit pas çdo proteste, zyrtaret e PDIU i bashkohen dhunes e vandalizmit te qytetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat