Kokëdhima tregon sherrin me Ramën - Bota Sot
Kokëdhima tregon sherrin me Ramën

Shqipëria

Kokëdhima tregon sherrin me Ramën

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 23:20
Edi Rama dhe Kokëdhima

Gjatë intervistës në emisionin “A Show” Koço Kokëdhima nuk i shpëtoi provokimeve të vogla të Adi Krastës.

Ky i fundit donte të dinte nëse ishte në dijeni ish-deputeti socialist për gjëra që mund ta dëmtonin kryeministrin? 

Por Kokëdhima tregoi vetëm një episod, të cilin siç tha e kishte dëgjuar nga Preç Zogaj.

“Një gazetar i shquar i Shqipërisë, Preç Zogaj kohë më parë më tha që i kishte thënë një biznesmen, një burrë i nderuar, një ndërtues se i kishin kërkuar 20 mijë dollarë për një leje ndërtimi diku në Kombinat. 

Si ka mundësi i thashë? Shkova dhe e bëra problem tek Rama dhe Gonxhe. Si ka mundësi i thashë që ndodhi kjo? 

Ai Blendi Gonxhe nuk e pranoi ketë fakt. S’kam pas ndonjë informacion tjetër sensitiv që mund ta ndaj me ju”,- tregoi Kokëdhima.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...