Kuadri ligjor, problemi kryesor i të rinjve mbetet papunësia

Shqipëria

Kuadri ligjor, problemi kryesor i të rinjve mbetet papunësia

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 10:53
Foto Ilustrim

Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka një kuadër ligjor për të rinjtë.

Kjo situatë pritet të ndryshojë pasi një draftligj për këtë çështje është hartuar dhe për të do të nisin seancat dëgjimore.

Propozuesit shprehen optimistë se pas miratimit, ligji do të sjellë përmirësime në jetën e të rinjve në aspektin social dhe institucional.

Ervoja Osmanaj: Mund të përmendim Krijimi i zyrës së avokatit për të drejtat e të rinjve, krijimin e zyrës së koordinatorit kombëtar për të rinjtë, hartimin e një buxheti të dedikuar specifikisht të rinjve në nivel kombëtar dhe lokal, krijimin e strukturave rinore në nivel lokal si drejtoritë për Rininë apo struktura të tjera si bordet rinore këshillimore që aktualisht janë të munguara. 
Problematika kryesore që është parashtruar nga të rinjtë vijon të mbetet papunësia, ndërsa draftligji parashikon edhe një zgjidhje për këtë situatë. 

Ervoja Osmanaj: Një nga pikat kryesore që kemi kërkuar dhe në ligj është që krahas realizimit të një studimi të tregut të punës të vendosen dhe kuota rinore sa i përket punësimit të të rinjve. 

Nisma ligjore e ndërmarrë pritet të përmirësojë jetën e të rinjve shqiptarë deri në 30 vjeç, duke përfshirë edhe ata që jetojnë larg kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat