Holta e braktisur, banorët numërohen me gishta

Shqipëria

Holta e braktisur, banorët numërohen me gishta

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:09
Banore e fshatit Holtë të Gramshi

Në fshatin Holtë të Gramshit jetojnë vetëm 20 banorë. Fshati është braktisur nga të rinjtë për shkak të mungesës së kushteve më elementare. Banorët e mbetur ankohen për infrastrukturën dhe mungesën e shërbimit shëndetësor.

Në rrugët e fshatit Holtë të Gramshit rrallë mund të takohesh me ndonjë banor. Fshati që dikur përbëhej nga dhjetra shtëpi, sot thuajse është braktisur totalisht.

Në banesat e mbetura jetojnë vetëm të moshuarit.

"Ca kanë ikur për qejf, ca nga belaja", tha një banor.

Mungesa e infrastrukturës dhe shërbimeve është arsyeja që i ka detyruar banorët të largohen. Në fshat nuk ka pasur shkollë dhe as qendër shëndetësore.

"S'ka pasur as shëndetësi asgjë", tha një banore e fshatit.

Po Holta nuk është braktisur vetëm nga banorët, është braktisur edhe nga shteti që ndër vite nuk ka investuar.

Në të tilla kushte janë me qindra fshatra në Shqipëri, ndërsa vetëm në 100 prej tyre qeveria ka vendosur të investohet duke i kthyer në atraksione turistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat