Tabaku: Ja si u pasurua Spiropali. Të hetohet

Shqipëria

Tabaku: Ja si u pasurua Spiropali. Të hetohet

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:21
Jorida Tabaku

Partia Demokratike ka dalë sot për të denoncuar pasurimin e zëdhënëses së qeverisë Elisa Spiropali dhe familjes së saj.

Në një dalje për mediat, deputetja Jorida Tabaku kërkoi ndjekje penale ndaj Spiropalit, teksa pasqyroi edhe mënyrën korruptive që sipas saj ministrja është pasuruar.

“Historia e Kompanisë SLM që i përket familjes Spiropali është simbol sesi qeveria vjedh paranë publike dhe taksat e shqiptarëve. Kjo kompani është krijuar në 9 shtator në të njëjtën ditë që u krijua qeveria Rama. Dokumentet zyrtare konfirmojnë se Enkli Spiropali vëllai i zëdhënëses së qeverisë që në atë kohë po merrte emërimin si drejtoreshë e doganave krijoi një kompani që e quajti SLM me qendër në Fier dhe me kapital 1 mln lekë të vjetra. Brenda pak muajve kompania e sapokrijuar fitoi tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit.

Për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale vëllai i saj e shiti kompaninë me letra në 8 prill 2014. Kompania u shit brenda familjes, tek kushëriri i bashkëshortit. Vlera e shitjes ishte 1 mln lekë, megjithëse kompania fitoi një tender prej 6 mln lekësh. Me këtë skemë duke u fshehur pas kushëririt të familjes, bashkëshorti i Spiropalit i ka dhënë familjes së tij 350 mln lekë. Këto janë afera penale që kërkojnë ndjekje penale dhe përballje me drejtësinë. Më e pakta që duhet të ndodhë sot është angazhimi i Inspektoratit të Pasurisë për të hapur një hetim pasuror”, tha Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat