Kriza politike tremb investitorët - Bota Sot
Kriza politike tremb investitorët

Shqipëria

Kriza politike tremb investitorët

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:44
Mark Crawfrd

Tensionet politike dhe pasiguria sjellin efekte negative për thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Një ditë pas deklaratës së opozitës për lënien e mandateve të deputetëve Mark Crawfrd, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë shprehet se mungesa e stabilitetit është gjihmonë një minus në aspektin ekonomik. Sipas tij, politika duhet të bëjë kujdes për imazhin që krijon.

Mark Crawfrd: Çdo gjë që jep stabiliteti është një plus. Çdo gjë që krijon një ambient që nuk është stabël kjo është një minus. Investitorët thonë ok, nuk do nuk do investojnë, por do presin. Jam i shqetësuar për ata që nuk do vijnë këtu. Ky është imazhi që duhet të kujdesen politikanët. 

Rreziku i largimit të investitorëve të huaj është edhe më i dukshëm në një kohë kur vendet e Ballkanit kanë nisur politika favorizuese për ta. Madje përfaqësuesi i biznesit amerikan në Shqipëri pranon se vendet e rajonit mbeten më tërheqëse.

Mark Crawfrd: Të paktën të jemi konkurrent me rajonin, sepse nëse në Shkup ose në Prishtinë është më stabël njerëzit do shkojnë ku është më stabël.

Kjo deklaratë erdhi pas një takimi që Dhoma Amerikane  e Tregtisë zhvilloi me komisionerin për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...