Tradita korçare, në shitje. Shtëpitë e vjetra braktisen për shkak të emigracionit

Shqipëria

Tradita korçare, në shitje. Shtëpitë e vjetra braktisen për shkak të emigracionit

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:36
Foto Ilustrim

Mbi muret e banesave në zonën muzeale të Korçës rëndom shihen tabelat “Shitet”. Trashëgimtarët e familjeve të vjetra korçare, të cilët jetojnë kryesisht në emigrim, vendosin që pas humbjes së prindërve t’i shesin këto shtëpi, e më pas ato të kthehen në bujtina apo të presin banorë të rinj.

Një banesë e ndërtuar rreth vitin 1930, për vite të tëra është lënë e braktisur, derisa pronarët vendosën ta shesin. Degradimi është i pashmangshëm për dhjetëra ndërtesa të kësaj natyre, në zonën muzeale të Korçës.

Të moshuarit janë ata, që i ruajnë me fanatizëm këto ndërtesa, fati i të cilave nuk dihet.

Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, Korçës janë duke iu larguar gjithmonë e më tepër banorë, kryesisht të rinjtë, të cilët mbeten me sytë nga emigracioni për t’iu drejtuar vendeve të Europës Perëndimore apo Shteteve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat