Zyka: Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht për negociatat - Bota Sot
Zyka: Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht për negociatat

Shqipëria

Zyka: Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht për negociatat

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 16:15
Erisa Zykaj

Gazetarja shqiptare Erisa Zykaj e cila jeton e punon në Bruksel ka dhënë një intervistë të drejtpërdrejtë në syri.

Zykaj ka treguar se çfarë ndodh në selinë e BE-së në lidhje me situatën në Shqipëri.

 Zykaj ka kritikuar ashpër drejtuesit e Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë.

Zykaj është shprehur se BE mendon se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht në lidhje me hapjen e negociatave.

‘Mund të thuhet se Shqipëria ka plotësuar vetëm kushtin e administratës publike.

Vetëm administrata publike mund të quhet një kusht i përmbushur. Por edhe kjo është në dyshim, pasi duhet shikuar se sa e varur është politikisht kjo administratë’, tha Erisa Zykaj në lidhjen e saj live nga Brukseli me studion e lajmeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...